Mickovski: Drejtësia duhet ta fitojë padrejtësinë e plotë që po ndodh në RM

Maqedonia

Mickovski: Drejtësia duhet ta fitojë padrejtësinë e plotë që po ndodh në RM

Më: 5 maj 2019 Në ora: 19:44
Hristijan Mickovski

Pas pesë javëve fushatë në rrethin e parë dhe të dytë, pas më shumë 13.000 kilometrave të kaluara mund të konkludoj se qytetarët duhet qartë të flasin me stilolapsin në dorë, prapa kutisë së votimit nëse janë për këtë përditshmëri, e cila sot për fat të keq është pushtet i kryesuar nga Zoran Zaevi, apo, për gjithë atë që ne në pesë javët e kaluara, por edhe në periudhën e kaluar, gjithashtu  e flasim, e ajo është drejtësia që duhet ta fitojë padrejtësinë e plotë që sot po ndodh në Republikën e Maqedonisë.

Këtë sot e deklaroi kryetari i VMRO-DPME, Hristijan Mickovski pas votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Theksoi se sot është ditë solemne edhe krahas të gjitha rasteve të parregullsive për të cilat është informuar sot nga terreni. Paralajmëroi se partia do të ketë edhe disa konferenca të jashtëzakonshme për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat