Zaev: Nuk do të ketë më regjim në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

Zaev: Nuk do të ketë më regjim në Maqedoninë Veriore

Më: 5 maj 2019 Në ora: 22:19
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, deklaroi sonte se me fitoren e kandidatit të koalicionit qeverisës Stevo Pendarovski ka marrë fund regjimi, duke iu referuar kohës sa në pushtet ishte ish-presidenti George Ivanov nga VMRO-DPMNE.

“Regjim nuk mund të ketë më në Maqedoni. U mposht politika e ndarjes”, porositi Zaev.

“Të gjithë funksionarët do t’i shërbejnë popullit”, tha Zaev, duke shtuar se zgjedhjet ishin të pastra, një moment ky i rëndësishëm për integrimin evropian të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat