Zaev: Nesër takim i ri i grupeve punuese për Ligjin për prokurori publike

Maqedonia

Zaev: Nesër takim i ri i grupeve punuese për Ligjin për prokurori publike

Më: 7 maj 2019 Në ora: 14:18
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në përgjigje të gazetarëve paralajmëroi se nesër do të ketë takim për të ardhmen e Prokurorisë Speciale Publike. Ai pret që gjatë ditës së nesërme të arrihet marrëveshje me opozitën.

“Nesër do të mbahet takimi i ardhshëm. Më njoftoi ministrja se ka dëgjuar nga kryetari i grupit negociues të partisë më të madhe opozitare. Nesër do të kenë takim”, tha Zaev.

Ai shpreson se të arrihet marrëveshja për Ligjin për prokurori publik që ka të bëjë me të ardhmen e PSP-së.

“Sipas meje ka një hap dhe shpresë se të dyja palët do të arrijnë marrëveshja sepse po numërohen ditët e përfundimit të raportit të KE-së’, tha Zaev.

Propozimi i fundit i ministrisë së Drejtësisë parashikonte prokuror publik shtetëror së bashku me dy prokurorë nga PTHp të vendosin për të ardhmen e hetimeve, nëse do të udhëheq PSP-ja apo PThP-ja. Sipas ligjit të propozuar, bombat shkojnë në histori, por nuk duhet e ardhmja e hetimeve të funksionarëve të OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat