Ndërron jetë një shofer autobusi i moshës 37 veçare

Maqedonia

Ndërron jetë një shofer autobusi i moshës 37 veçare

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:08
Strazha

Mbrëmë (rreth orës 22 e 15 minuta, në Stacionin policor në Gostivar, është denoncuar se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, në lokacionin ,,Strazhë,, ka ndërruar jetë 37-vjeçari G.D. nga Shkupi, vozitës i autobusit ,,Mercedes,, me targa të Shkupit.

“Pasi që me autobusin kanë ndaluar për të pauzuar në lokacionin ,,Strazhë,, dhe për një moment 37-vjeçarit i është përkeqësuar gjendja shëndetsore ku edhe ka humbur ndjenjat, kështu që mjekët nga ndihma e shpejtë e Gostivarit, të cilët kanë qenë të thirrur në ndërkohë, vetëm se e kanë konstatuar vdekjen”, njoftojnë nga policia.

Prokurori publik dhe ekipi nga Stacioni policorë Gostivar, kanë kryer inspektimin në vendin e ngjarjes, kurse me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit G.D. i është dorëzuar familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat