Nga nesër qytetarët e Shkupit do të mund të paguajnë borxhet e tyre të ujit pa kamatë

Maqedonia

Nga nesër qytetarët e Shkupit do të mund të paguajnë borxhet e tyre të ujit pa kamatë

Më: 12 maj 2019 Në ora: 11:58
Uji

Nga nesër, 13 maj deri më 28 qershor të këtij viti, qytetarët e Shkupit do të jenë në gjendje të paguajnë faturat e papaguara të ujit dhe mbeturinave pa kamatë.

Personat fizik dhe personat juridik do të mund të paguajnë borxhet e tyre sipas marrëveshjes së nënshkruar deri deri më 24 këste, në bazë të borxhit të ngelur.

“Shfrytëzuesit të cilët kanë borxhe për shpenzimin e ujit kanë mundësi që ta paguajnë atë pa kamatë për vonesën e shlyerjes së pagesës”, njoftojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” dhe NP “Higjiena Komunale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat