Maqedoni: Certifikatën e lindjes do të mund ta merrni në vendin ku jetoni dhe jo ku keni lindur - Bota Sot
Maqedoni: Certifikatën e lindjes do të mund ta merrni në vendin ku jetoni dhe jo ku keni lindur

Maqedonia

Maqedoni: Certifikatën e lindjes do të mund ta merrni në vendin ku jetoni dhe jo ku keni lindur

Më: 14 maj 2019 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi informacioni për lidhje elektronike të 76 rretheve amë me regjistrin elektronik amë të Drejtorisë së Regjistrave Amë.

Që nga themelimi i regjistrit elektronik amë e deri tani është bërë lidhja elektronik e 82 zonave amë dhe në këtë mënyrë është mundësuar që qytetarët pavarësisht nga vendin e tyre të lindjes dhe të vendbanimit të paraqesin kërkesë për lëshimin e certifikatës në qytetin ku ata jetojnë, ndërsa kjo të sigurohet në mënyrë elektronike nga qyteti ku ka lindur personi.

Kjo lidhje ka mundësuar që misionet diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë së Veriut në mënyrë elektronike të lidhen me zonat amë të Drejtorisë për Regjistrat Amë dhe certifikatat që kërkohen nga qytetarët që jetojnë jashtë vendit t’i sigurojnë në një interval më të shpejtë kohor.

Nga Qeveria thonë se centralizimi i të dhënave dhe optimizimi i proceseve të biznesit në Drejtori do të hapin një spektër më të gjerë me mundësi në fushën e zbatimit të rregulloreve evropiane dhe do të rrisë efikasitetin e administratës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...