Zaev shkarkon kryetarët e organeve komunale të LSDM-së

Maqedonia

Zaev shkarkon kryetarët e organeve komunale të LSDM-së

Më: 23 maj 2019 Në ora: 11:55
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se ka marrë vendim për shkarkimin e të gjithë kryetarëve të organeve komunale të LSDM-së.

“Mbrëmë kamë marrë vendim, ndërsa sot është e rendit që ta ndaj me ju, do të përpunohen vendimet nga ana e administratës së LSDM-së dhe gjatë ditëve në vijim do t’i nënshkruaj vendimet. Vendimi është, shkarkimi i të gjithë kryetarëve të organeve komunale të LSDM-së. Dua që t’i falënderoj të gjithë për aktivitetet, punën, shërbimin ndaj qytetarëve, si dhe përfaqësimin në nivel lokal të partisë më të madhe qeverisëse, të gjithë atyre presidentëve ku korrën fitore në zgjedhje. Bëjë thirrje që pësësëri të kandidojnë, në konkursin e ardhshëm e cila do të publikohet javën e ardhshëm”, deklaroi Zaev pas drekës së punës me biznesmenët e cila u mbajt në hotelin “Hilton”.

Kryeministri sqaroi se ashtu si do të merren vendimet ashtu dhe do të publikohen në media dhe do të informohen qytetarët.

“Fillimi i qershorit ose në gjysmën e parë e qershori do të ndodhin ndryshime në sektorin shoqëror, ato janë Ndërmarrjet Publike, ministritë, Qeveria dhe të gjithë institucionet qeverisëse. Në pjesën politike në partinë time ku jam unë drejtpërdrejtë kompetent, ndërsa ajo është në zgjedhjen e kryetarëve të organeve komunal, vendimin vetëm se e kamë marrë dje dhe mbrëmë ua kam transmetuar kolegëve koordinatorë udhëheqës sepse ajo është e drejta ime, pikërisht vendimi është kështu”, tha Zaev.

Ai njoftoi se ka shkarkuar gjithsej 78 organe komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat