VMRO-DPMNE: Dorëheqja e Bogoevskit nuk mjafton, duam përgjegjësi penale

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Dorëheqja e Bogoevskit nuk mjafton, duam përgjegjësi penale

Më: 24 maj 2019 Në ora: 09:30
VMRO-DPMNE

Nëpërmjet komunikatës së sotme për media, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE kanë reaguar ndaj dorëheqjes së deputetit të LSDM-së Pavle Bogoevski, pas skandalit me vajin e kanabisit.

Siç thonë nga kjo parti, dorëheqja e Bogoevskit është vetëm një fshehje e krimeve të bëra në Qeveri, njëlloj sikurse Zoran Zaev.

“Zoran Zaev dhe Pavle Bogoevski janë kriminelë. Edhe për Zaev edhe për Bogoevskin ekzistojnë dëshmi me tonelata për kryerje të krimeve. Zaev dhe Bogoevski mund të bashkëpunojnë vetëm në burg. Dorëheqja e Bogoevskit është vetëm fshehje e krimeve në qeveri, ashtu sikurse Zoran Zaev. Ai edhe pse i gjithë opinioni e pa se kërkoi 200mijë euro ryshfet, ende është në liri dhe gjyqësori është nën kontrolln e tij. Më parë, Zaev u abolua për krim të rëndë 8 milion euro”, thuhet mes tjerash në komunikatën e sotme për media.

Siç shtojnë nga kjo parti, dorëheqja e Bogoevskit është vetëm fshehje pas moralit, ndërsa Zaev që u kap në krim ende është në pozitën e kryeministrit dhe nuk ka asnjë procedurë ndaj tij.

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë përpos dorëheqjes të pasojë edhe përgjegjësi penale. Dënimi i vërtetë siç thonë, duhet të arrijë përmes organeve gjyqësore por ai proces të rrjedhë pa asnjë pengesë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat