Kate Marie Burns do të zëvendësojë Xhess Bejlin në Shkup

Maqedonia

Kate Marie Burns do të zëvendësojë Xhess Bejlin në Shkup

Më: 24 maj 2019 Në ora: 10:58
Kate Marie Burns

Senati i SHBA-ve ka konfirmuar Kate Marie Burns për ambasadore të re në Maqedoni të Veriut, pas votimit të djeshëm, e i publikuar në ueb faqen zyrtare të Kongresit.

Burns është diplomate dhe deri tani ka qenë zv. shef i misionit të SHBA-ve në Athinë, ku erdhi në shtator të 2017-tës. Më parë ishte përfaqësues i misionit të SHBA-së në OSBE në Vjenë.

Ende nuk dihet se kur saktësisht ambasadorja e re e SHBA-ve do të vijë në detyrë në ambasadën e Shkupit.

Ajo gjithashtu theksoi se me Marrëveshjen e PRespës liderët politik të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë tejkaluan çështje të vështira historike dhe implementimi i plotë është kyçe për gjithë rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat