Mbi 1 mijë persona vuajnë nga “Multiple Skleroza”

Maqedonia

Mbi 1 mijë persona vuajnë nga “Multiple Skleroza”

Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Aco Petrovski tanimë dhjetë vite të tëra vuan nga skleroza multiple, sëmundje kjo e cila shkakton ndezje dhe degjenerim të nervit.

Ai thotë se përditshmëria e tij është shumë e rënduar.

Thekson se është i dëshpëruar nga sjellja e njerëzve të cilët nuk kanë mirëkuptim për sëmundjen e rëndë e cila për shumicën e njerëzve është e panjohur.

Ai tani është 53 vjeçar ndërsa pavarësisht sëmundjes, është pjesë e njërës nga ndërmarrjet publike të qytetit.

“Fillimisht e humba shikimin, ecja dhe baraspesha mu rëndua, dorëshkrimi, fotografi të dyfishta, tv kur shikoja më duhej koncentrim që të mund të fokusohem…  Kur të shohin se t’i po ec dhe funksionon, askush nuk të beson se ti je i sëmurë, po vuan nga kjo sëmundje e pa shërueshme” deklaroi Aco Petrovski, Pacient me Sklerozë Multiple.

Nga shoqata nacionale për ndihmë dhe mbrojtje të personave me SM kërkojnë diagnostikim të shpejtë si dhe ilaçe inovative dhe më efikase të cilat janë me standarde botërore.

“Duhet të angazhohemi të sigurojmë ilaçe të mjaftueshme adekuate për të gjithë pacientët me SM sepse është më e leverdishme për një periudhë afatgjate. Kjo çon deri në ruajtjen e kualitetit të jetës së të sëmurëve, mundësimin e tyre për integrim në shoqëri dhe realizimin si njerëz të aftë për punë. Për dallim nga kjo, do të krijohej nevoja për shfrytëzimin e pensionit invalidor, pajisjeve ortopedike, kompensim për kujdes të cilat edhe si ashtu rëndon dhe pacientin dhe familjen etij..- deklaroi Ana Karajanova Dimitrusheva.

Në Klinikën e Neurologjisë për momentin trajtohen rreth 1000 pacientë. Gjysma e tyre marrin terapi rregullisht ndërsa tek ata të cilët sëmundja ka shënuar shumë progres dhe nuk siguron shërim, terapia ndërpritet.

“Pacienti i cili nuk është i pavarur për të lëvizur nuk i plotëson kriteret për pranim të terapisë. Terapia pranohet deri në një nivel të caktuar . Pacientët të cilët janë në karrocë , në krevate për to asnjë ilaç nuk ndihmon, nga këto të cilat i kemi në dispozicion” tha Ivan Barbov, Drejtor i Klinikës së Neurologjisë.

Barbov thotë se 8,5 për qind e pacientëve nuk e marrin terapinë rregullisht, ndërsa ndërprerja e terapisë sipas tij ndikon shumë që sëmundja të shënojë progres.

Sëmundja më së shumti prek moshat mes 25-30 vjeçare ndërsa sipas të dhënave dyfish më shumë prek gratë.

Nga ana tjetër drejtori i Fondit Shëndetësor tha se për këtë vit është rritur buxheti i paraparë për trajtimin e këtyre pacientëve, ndërkaq paralajmëroi ulje të çmimeve të ilaçeve që përdoren nga këta pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat