Zyrtarët e Maqedonisë dhe të Kosovës inspektojnë pikën kufitare Bellanoc-Stançiq

Maqedonia

Zyrtarët e Maqedonisë dhe të Kosovës inspektojnë pikën kufitare Bellanoc-Stançiq

Nga: Z.M Më: 10 qershor 2019 Në ora: 14:28

Zyrtarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, gjegjësisht zv kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj  kanë inspektuar punimet për ndërtimin e pikës së përbashkët strategjike kufitare Belanoc-Stançiq.

“Ky objekt është pikërisht objekt i përbashkët i dy vendeve, gjë që paraqiste edhe një sfidë të veçantë administrative për realizim, duke pas parasysh se për realizimin e tij medoemos duhej të harmonizoheshin rregullat e dy vendeve”, theksoi Osmani, duke shtuar se projekti është i financuar me mjete IPA përmes programit për bashkëpunim ndër-kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës në shumë prej 1.200.000 euro, realizimi i të cilit është në pajtim me rregullat dhe standardet që i vendos Bashkimi Evropian.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se këtë vizitë po e realizojnë në 20-vjetorin e tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, krejt kjo me qëllim që t’i jepet kuptim simbolik kësaj pike kufitare që do t’i afrojë këto dy vende.

“Sot është edhe 20-vjetori i miratimit të rezolutës 1244 dhe tërheqjes së forcave serbe nga Kosova prandaj kemi vendosë që në këtë ditë simbolike t’ia japim një kuptim të ri kësaj pika kufitare që do t’i afrojë vendet tonë. Në fund të gusht më 28 mund të jetë përfundimi i punëve. Besoj se automjete e para do të kalojnë brenda një afati të shkurtë kohor. Sikur se e kemi hapë këtë pikë do të kemi edhe pika tjera kufitare me Shqipërinë dhe Malin e Zi”./Botasot/

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat