Nesër Zaev dorëzon propozim ministrat e ri, Parlamenti fillon debatin - Bota Sot
Nesër Zaev dorëzon propozim ministrat e ri, Parlamenti fillon debatin

Maqedonia

Nesër Zaev dorëzon propozim ministrat e ri, Parlamenti fillon debatin

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 20:25
Foto

Të premten kryeministri Zaev pritet t’i dorëzojë në Kuvend propozimet për ministrat e rinj. Emrat mbetet anonim. Nga Qeveria nuk tregojnë nëse në mesin e tyre ka edhe zëvendësministra, por shtojnë se pas propozimeve të kryeministrit në ligjvënës, emrat do të bëhen të ditur për opinionin.

Deri në momentin e dorëzimit zyrtar të emrave nga ana e kryeministrit në Kuvend, nuk mund të themi nëse ka edhe zëvendësministra për shkak se kryetari i Qeverisë akoma është në konsultime me krerët e partive politike të cilët janë pjesë e shumicës qeveritare- deklaroi Muhamet Hoxha, Zëdhënës i Qeverisë.

Në mesin emrave të cilët do të përfshihen nga rikonstruimi janë emri i ministrit të Ekologjisë, Sadulla Duraku i cili do të emërohet në ministrinë e re për Sistem Politik. Në vendin e tij do të vijë Naser Nuredini. Me këto propozime, nga BDI thonë se kanë mbyllur kapitullin e rikonstruimit të ministrave. Alternativa e Afrim Gashit akoma nuk ka emër për ministër të Kulturës, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se kanë kundërshtuar ndërrimin e resorit me Ministrinë e Pushtetit Lokal. Nga partia e Gashit thonë se deri të premten do të mësohet emri për ministër Kulture. Pushteti Lokal mbetet në lojë edhe si propozim që t’i jepet Partisë Liberal Demokrate me të cilën jo zyrtarisht mund të udhëheq Zoran Shapuriq, ndërsa Ministria pa resor për përmirësimin e klimës për bizneset e brendshme pritet t’i kalojë njërës nga partitë rome. Kohë më parë, vetë kreu i RDK-së, kishte përgënjeshtruar informacionet për këmbim të Pushtetit Lokal duke theksuar se subjekti i tij nuk është përfshirë në negociatat e rikonstruimit. Nga radhët e LSDM-së, ministër i ri pritet në Bujqësi, ndërsa mësohet edhe për ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski dhe një ministri pa resor. Qeveria e re pritet të votohet në fillim të javës së ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...