Testimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, parakusht për hyrje në BE

Maqedonia

Testimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, parakusht për hyrje në BE

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Sofja zyrtare bëri kërcënim me veto në BE nëse nuk ka marrëveshje për Goce Dellçevin.

Pendarovski parasheh tensioni me Bullgarinë, lidhur me punën e komisionit të përbashkët të të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sipas tij, pranimi i Goce Dellçevit si bullgar është linja e kuqe që vendi unë s’do jetë i gatshëm ta pranojë.

“Bullgarët filluan të ankohen në Bruksel për punën e komisionit, ankohen se nuk ka rezultate. Jozyrtarisht, ata thonë se nëse s’ka rezultate, ata do të bllokojnë”, thotë Pendarovski.

Edhe kryeministri bullgar Boyko Borissov lëshoi tone të ashpra ndaj shtetit tonë në Bruksel duke vlerësuar se maqedonasit ende duhet të piqen në mënyrë të marrin datë për nisjen e bisedimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat