Grubi dhe Dimov anëtarë të rinj të Komisionit për përzgjedhjen e punëtorëve nga DSK

Maqedonia

Grubi dhe Dimov anëtarë të rinj të Komisionit për përzgjedhjen e punëtorëve nga DSK

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 12:24
Artan Grubi

Artan Grubi dhe Trajko Dimov janë dy deputetët të cilët do të marrin pjesë në punët e Komisionit për përzgjedhjen e punëtorëve nga Drejtoria për Siguri dhe Inteligjencës të formuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sot Komisioni për mbikëqyrjen e punës së DSK-së dhe Agjencisë për Inteligjencës i zgjodhi këta dy anëtar, siç tha kryetari i Komisionit, Trajko Veljanovski, janë propozuar nga konsultimet e mëparshme me partitë politike.

Komisioni e miratoi edhe raportin për punën e DSK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës për vitin 2018.

Komisioni për zgjedhjen e punëtorëve në Agjenci dhe për konfirmimin e akteve të saja e ka obligim që të mbarojë punën deri më 20 gusht, ndërsa Agjencia e Sigurimit me punë do të fillojë nga 1 shtatori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat