Prokuroria e ndjek me vëmendje, por nuk hap lëndë për Dragi Rashkovskin

Maqedonia

Prokuroria e ndjek me vëmendje, por nuk hap lëndë për Dragi Rashkovskin

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 13:00
Dragi Rashkovski

Prokuroria Themelore Publike akoma nuk ka hapur lëndë pas akuzave në opinion për sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski. Por, nga PTHP thonë se e ndjekin me vëmendje këtë rast.

Për momentin Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është institucioni i vetëm që ka hapur lëndë.

Nga PTHP për REL thonë se nëse vërtetohet se ka elemente për vepër penale, do të veprojnë në pajtim me kompetencat ligjore. Në ndërkohë në mediumet online është publikuar “bombë” e re, në të cilën dëgjohet se Rashkovski ka qenë i vetëdijshëm se nuk mund të negociojë me kompaninë “Leonardo” rreth blerjes së M-NAV, pasi tenderi nuk ka qenë i kompletuar.

Nga M-NAV kanë thënë se me publikimin e materialeve të përgjuara krijohet huti dhe prishet imazhi, por edhe se do të bashkëpunojnë me të gjitha organet hetuese.

Analistët thonë se mosfunksionimi i sistemit krijon hapësirë që politikanët të veprojnë në dobi të tyre, duke shpresuar se nuk do të dënohen nëse gabojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat