Katër vatra aktive të zjarrit në Shkup

Maqedonia

Katër vatra aktive të zjarrit në Shkup

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 23:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa pjesë të Maqedonisë së Veriut janë përfshirë nga zjarri.

Zjarri ka përfshirë edhe lagjen Pintia të kryeqytetit Shkupi, zëvendëskomandanti i brigadës së Shkupit kundër zjarrit, Zvonko Tomevski, thotë se atje kanë dërguar tre ekipe dhe se po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe parandalimin e zgjerimit të këtij zjarri.

Tomevski tregon se në orët e para të mëngjesit kanë arritur të shuajnë tre zjarre vetëm në territorin e Shkupit, me përmasa mjaftë të gjëra dhe se gjatë gjithë kohës ka njoftime për zjarre më të vogla, por që në mungesë të intervenimit në kohë, mund të zgjerojnë shumë shpejtë perimetrin për shkak të thatësisë.

“Në territorin e Qytetit të Shkupit kemi zjarr aktiv në afërsi të lagjes Pintia, ka marr zjarr mali, një hapësirë mjaftë e madhe. Kemi dërguar tani më tre ekipe atje. Po punohet intenzivisht në lokalizimin dhe ndalimin e zgjerimit të atij zjarri.01-15 Kemi pasur të bëjmë me zjarr mbi 100 hektarë, me sukses e kemi ndaluar, në orët e mëngjesit është shuar komplet, dhe në Llaskarcë më nuk kemi zjarr akziv. 01-35 Mbrëmë gjithashtu kemi pasur një zjarr të përmasave të mëdha në afërsi të parkut të Vodnos, në lagjen Nerez, ku ka pasur rrezik për përhapje të zjarrit por për shkak të intervenimit të shpejtë arritëm ta shuajmë”.

Nga Qendra për mbrojtje dhe shpëtim thonë se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur mjaftë zjarre me përmasa më të vogla në të gjithë territorin e Maqedonisë por që janë vënë në kontroll nga ana e njësive territoriale për mbrojtje kundër zjarrit, duke mos kërkuar ndihmën e hidroplanëve.

“ Njësitë territoriale kundër zjarrit mjaftë shpejtë intervenojnë ashtu që të gjithë zjarret deri tani janë shuar shumë shpejtë. 01-35 Ju bëj apel të gjithë qytetarëve nga ane e Qendrës për Mbrojtje dhe Shpëtim që të ju përmbahen rekomandimeve që janë dhënë, për lëvizjen nëpër male, që të zvogëlohen pasojat dhe të mos vjen deri te dëmtimi i malit dhe natyrës”-pohoi Ivica Naumovski .

Nga Qendra për mbrojtje dhe shpëtim bëjnë apel që qytetarët të tregohen më të përgjegjshëm dhe të kufizojnë lëvizjen nëpër male gjatë temperaturave të larta, shkruan Alsat M.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat