Dimitrov: Kemi mundësi të mëdha për sukses të përbashkët në tetor

Maqedonia

Dimitrov: Kemi mundësi të mëdha për sukses të përbashkët në tetor

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 21:10
Nikola Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov sot në Paris u takuat me Amelie de Montchalin, sekretare shtetërore në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme.

Ministri Dimitrov u takua edhe me Cleman Bon, këshilltar për Evropë në Kabinetin e kryetarit Emmnauel Macron.

Gjatë bisedimve, siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, janë shqyrtuar aspektet e bashkëpunimit dypalësh si dhe përcaktimet e përbashkëta strategjike në integrimet evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit. Nga ana jonë, thuhet në kumtesë, është theksuar se marrja e vendimit pozitiv për Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian është vërtetim për arritjet dhe rezultatet që në të njëjtën kohë do të krijojë implus të ri për vendin por edhe për gjithë rajonin në BE.

“Me Marrëveshjen e Prespës arritëm që me miqtë tanë grekë të arrijmë kompromis të vërtetë evropian në rajon ku bëhen komprimise të vështira. Qëllimi ynë është që të bëhemi vendi evropian, dhe kjo do të thotë sundim i së drejtës. Kemi mundësi të madhe për sukses të përbashkët në tetor”, shtoi Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat