Austria dhe Kroacia pro zgjerimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Maqedonia

Austria dhe Kroacia pro zgjerimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Austria dhe Kroacia përkrahin zgjerimin e BE-së me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg dhe homologu i tij kroat, Gordan Grliç Radman ranë dakord mbi këtë çështje gjatë një takimi në fundjavë të zhvilluar në Vjenë.

Kjo temë do të ishte gjithashtu prioritet gjatë kryesisë së Kroacisë të Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2020.

“Vendeve të Ballkanit Perëndimor, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, sigurisht që u është dashur të punojnë fort për anëtarësimin në BE”, u shpreh Grliç Radman duke iu referuar posaçërisht sundimit të ligjit dhe reformave strukturore.

“Kroacisë i është dashur ta bëjë këtë gjithashtu, gjashtë vite më parë, përpara se të anëtarësohej në BE”, theksoi ai.

“Megjithatë, ne jemi të përgatitur për t’i ndihmuar këto vende”, tha ministri i Jashtëm kroat, në një konferencë të përbashkët shtypi.

Bisedimet me përfaqësues nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë tashmë të planifikuara për në muajin tetor.

Schallenberg u shpreh se BE ishte mes dy zjarresh.

“Nëse BE nuk do të pranonte të hapte bisedimet me vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, atëherë do të humbiste besueshmërinë në planet e zgjerimit”, tha ministri i Jashtëm austriak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat