Aksion për pastrimin e komunave të Shkupit për të shënuar Ditën botërore të pastrimit

Maqedonia

Aksion për pastrimin e komunave të Shkupit për të shënuar Ditën botërore të pastrimit

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 10:11
Ilustrim

Ndërmarrja Publike ‘Higjiena komunale’ dhe Bashkia e Shkupit do të zbatojnë aksion të përgjithshëm për pastrimin e të gjitha komunave të Shkupit.

Në kuadër të aksionit do të hiqen edhe grafitet me përmbajtje ofenduese, që promovojnë gjuhën e urrejtjes.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq dhe drejtori i NP ‘Higjiena komunale’, Abdusamed Shabani, bashkërisht do ta shënojnë këtë aksion.

Aksioni do nisë nga sot deri më 24 shtator, ndërsa në secilën komunë do të vendoset pika speciale ku qytetarët mund t’i hedhin mbeturinat siç janë mobiljet e vjetra dhe mbeturinat e pajisjeve elektronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat