Verushevski: Dokumentacioni për bisedat e përgjuara ishte në LSDM - Bota Sot
Verushevski: Dokumentacioni për bisedat e përgjuara ishte në LSDM

Maqedonia

Verushevski: Dokumentacioni për bisedat e përgjuara ishte në LSDM

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 14:50
Zoran Verushevski

Ish-zyrtari i inteligjencës Zoran Verushevski, i cili sot u thirr si dëshmitarë për rastin “Shënjestra-Fortesa” deklaroi se informacionet e para për bisedat e përgjuara i ka marrë në vitin 2010 kur ka punuar si përgjegjës për politikat e sigurisë në LSDM.

Në seancën e sotme gjyqësore, Verushevski tha se të gjitha informacionet dhe të dhënat në lidhje me bisedat e përgjuara kanë përfunduar në partinë politike dhe se të gjithë dokumentacionin e ka lideri i partisë.

“Dokumentacioni tërë kohën është në parti dhe me atë udhëheq lideri i partisë”, tha Verushevski, duke shtuar se asnjë informacion nuk e ka shfrytëzuar për interesa personale, dhe as që i ka shkuar dikujt në mendje ajo.

Ai konfirmoi se njihet edhe zyrtarët tjerë të inteligjencës Gjorgji Lazarevski dhe Svonko Kosotvski. Lazarevski, siç tha ai, ishte njëri prej atyre të cilët ka dorëzuar dokumentacionet në parti. Ai tha se Lazarevski ka dorëtzuar dokumentacione në parti edhe para se ai të punonte si përgjegjës për politikat e sigurisë në LSD.

“Unë kur erdha në parti në vitin 2010 vazhdova të komunikoj me Lazarevskin si përgjegjës për politika të sigurisë të LSDM-së”,tha Verushevski.

Seanca e radhës për rastin e PSP-së “Shënjestra-Fortesa” është caktuar për më 10 tetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...