Deklarata e Sofjes shkaktoi reagime të mëdha në Shkup

Maqedonia

Deklarata e Sofjes shkaktoi reagime të mëdha në Shkup

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Kërkesat e Bullgarisë për mos përdorimin e termit gjuha maqedonase, janë në kundërshtim me premtimin e Sofjes se nuk do të bllokojë vendimin për t’i dhënë Maqedonisë një datë për bisedime me BE-në. Kështu vlerëson Malinka Ristova nga Instituti i Politikës Evropiane. Kjo situatë sipas saj, e ndërlikon rrugën evropiane të shtetit.

“Meqë vendosin kushte për tashmë hapin tjetër, në konferencën e parë ndërqeveritare, konferenca e dytë ndërqeveritare dhe për kornizën e negociatave, e cila është një dokument kryesor i BE për negociatat e vendit, vlen për të gjithë periudhën e bisedimeve, me vetë këtë e komplikon në mënyrë të konsiderueshme situatën. Meqë këto janë dokumentet që BE-ja duhet t’i miratojë, Bullgaria duhet të negociojë me shtetet anëtare mbi to dhe vështirë se do të qëndrojnë të gjitha kërkesat e saj. Mirëpo, këto kërkesa janë maksimale në disa elemente madje edhe absurde, veçanërisht edhe ato që prekin Marrëveshjen e Prespës, që janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës, e ne e dimë mirë se prapa Marrëveshjes së Prespës qëndron gjithë bashkësia ndërkombëtare” deklaroi Malinka Jordanova, Institut i Politikës Evropiane.

Ish-kryeministri Lubço Georgievski gjithashtu reagoi në profilin e tij në Facebook. “Ultimatumin e fundit nga Qeveria bullgare e përjetoj si pezullim të Deklaratës së miqësisë të vitit 1999 dhe Marrëveshjes së fqinjësisë së mire të vitit 2017”, tha Lubço Georgievski, ish-kryeministër.

Reaguan edhe një pjesë e intelektualëve bullgarë. Në deklaratën e tyre, ata konstatuan se toni i të ashtuquajturit Pozicion kornizë të autoriteteve bullgare është i palejueshme meqë rrezikon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Sipas tyre, gjëja më shqetësuese është mohimi dhe nënvlerësimi i kulturës maqedonase dhe identitetit politik dhe kulturor.

Qëndrim i intelektualeve në Bullgari:
“Në të janë përfshirë një numër i madh i kërkesave shqetësuese dhe problematike. Nga një këndvështrim shkencor, është kundërthënëse të kuptosh ‘historinë tonë të përbashkët deri në vitin 1944’ sepse në disa raste është konsideruar si histori e vetëm një populli – popullit bullgar”.

Për kërkesat e fundit të Bullgarisë, ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov tha se baza e tërë procesit duhet të jetë mirëkuptimi i ndërsjellë.

Për ne është shumë i rëndësishëm identiteti ynë maqedonas, populli maqedonas, gjuha maqedonase, ky mirëkuptim, ndërsa historia e përbashkët duhet të shkojnë paralelisht me sot. Unë nuk mendoj se kjo mund të vihet në dyshim ose të jetë kusht për rrugën tonë drejt Evropës. Nuk guxon të jetë, jo në vitin 2019 dhe jo në BE. Ne kemi të drejtën e vetëvendosjes dhe unë mendoj se vizioni i Sofjes do të përputhet me vizionin tonë me një mirëkuptim të përbashkët për kujdesit ndaj tjetrit – tha Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm.

Në mesin e kërkesave më të reja të Bullgarisë janë – Maqedonia të heqë dorë nga përdorimi i termit “gjuhë maqedonase”, ndërsa BE-ja të përdorë formulimin “gjuhë zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe se nëse është e nevojshme shkrimi “gjuhë maqedonase” të shoqërohet me një yll dhe sqarim “sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, për të fshirë pjesët e librave shkollorë ku qëndron fraza “okupator fashist bullgar”, për të mos pasur përpjekje për njohjen e pakicës maqedonase, e në media të mos ketë gjuhë të urrejtjes kundër qytetarëve me vetëdije bullgare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat