Maqedoni, nuk ka grevë të punëtorëve të FSSH, dakordohen për disa hapa

Maqedonia

Maqedoni, nuk ka grevë të punëtorëve të FSSH, dakordohen për disa hapa

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 18:12
Ilustrim

Kishim takim me përfaqësuesit e UPOZ, jemi dakorduar për disa hapa të cilat i ndërmarrin së bashku me qëllim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme dhe këtë do ta punojmë në periudhën që vjen, në dy-tre javët dhe besoj se në fund do të dalim me një propozim që do të jetë i kënaqshëm për të gjithë, tha sot drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësorë, Den Donçev.

Takimi me përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve të drejtorisë, organet gjyqësore dhe shoqatën e qytetarëve (UPOZ) dhe me përfaqësuesit e Sindikatës së FSSH-së me drejtorin e Fondit u mbajt pas paralajmërimit për protestë të punësuarve të Fondit të cilët kërkojnë rritjen e rrogave dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive.

“I kuptojmë kërkesat e tyre, megjithatë vlerësojë se paralajmërimi për grevë nuk është mënyrë për tu zgjidhur problemet. Sot mendoj se kemi zgjedhur zgjidhje të pranueshme të përbashkët dhe do të punojmë së bashku me qëllim që të shikojmë se çka mund të bëjmë bashkërisht”, tha Donçev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat