Maqedoni, nesër fillon vaksinimi falas kundër gripit sezonal

Maqedonia

Maqedoni, nesër fillon vaksinimi falas kundër gripit sezonal

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 17:45
Ilustrim

Vaksinimi falas kundër gripit sezonal me të cilin janë përfshirë persona më të moshuar të moshës mbi 65 vjet, gra shtatzëna, fëmijë të moshës prej gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe të sëmurë kronik, fillon nesër në qendrat për shëndet publik, ku do të zhvillohet në dy ndërrime, si dhe në poliklinikat Bukuresht, Gjorçe Petrov dhe në Çair ku do të zhvillohet në periudhën nga ora 14:00 -18:00.

Vaksinimi falas kundër gripit sezonal në Qendrën për shëndet publik-Shkup do të zhvillohet edhe të shtunën nga ora 07:00 deri 14:00.

Bëhet fjalë për vaksina nga prodhuesit e huaj me renome, mes të cilëve 27.000 vaksina janë nga “Mylom Abot”, ndërsa 1.000 vaksina nga “Sanofi”.

Vaksinimin falas kundër gripit sezonal sot e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili së bashku me drejtorët e Shtëpisë shëndetësore-Shkup, Viktor Isjanovski dhe Besim Koka e vizitoi Poliklinikën Bukuresht.

Filipçe apeloi të vaksinohen të gjithë të cilët hyjnë në këto grupe të rrezikuara, për shkak të asaj që bëhet fjalë për vaksinë moderne katërvalente e cila i mbulon të gjithë faktorët e mundshëm të gripit i cili sipas karakteristikave epidemiologjike pritet të qeveris në rajon dhe në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat