OBRM-PDUKM: Pendarovski e di se me Zaevin në krye, Maqedonia nuk do të lëvizë nga pika e vdekur

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Pendarovski e di se me Zaevin në krye, Maqedonia nuk do të lëvizë nga pika e vdekur

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 09:40
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se shteti ka ngecur, pasi në krye ka një president i cili nëse nuk do të ishte në atë pozitë do të largohej.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Zoran Zaev është në drejtim të gabuar, ndërsa si dëshmi për këtë e theksojnë deklaratën e Stevo Pendarovskit.

“Stevo Pendarovski është njeriu i parë i shtetit dhe ai si president i ka gjitha informacionet, politike, juridike, ekonomike dhe të sigurisë. Pendarovski e di se në krye me Zaevin shteti nuk mund të lëvizë nga pika e vdekur”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se krimi, korrupsioni dhe haraçi i demotivojnë të rinjtë dhe i detyrojnë të largohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat