Maqedoni, deri në fund të muajit dhjetor kthim i tatimit personal në bujqësi

Maqedonia

Maqedoni, deri në fund të muajit dhjetor kthim i tatimit personal në bujqësi

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 14:15
Foto ilustruese

Rreth 17.000 fermerë deri më 31 dhjetor të këtij viti do të marrin kthim të tatimit personal për periudhën e realizuar në vitin 2018 veçanërisht nga shitja e prodhimtarisë parimore.

Bëhet fjalë për gjithsej 80 milionë denarë, pagesa e të cilëve pritet të fillojë javën e ardhshme për shkak se fermerët duhet t’i azhurnojnë llogaritë bankare.

“Përfunduam me kontrollin e listave që na i dorëzoi DAP-i. Presim pagesa të fillojë javën e ardhshme. Me kthimin do të përfshihen 17.000 fermerë”, kumtoi sot ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski në takim e gazetarët.

Kush për kthimin e tatimit personal, siç sqaroi Vase Nedanoski nga DAP, është që fermerët, përveç të ardhurave nga shitja e prodhimeve të tyre parimore, të mos të kenë të realizuara të ardhura të tjera, të cilat gjithashtu janë të llogaritura me tatim personal.

“Fermerët nuk do të marrin kthim të mjeteve nëse janë në marrëdhënie të punës, nëse realizojnë të ardhura nga qira ose lojëra të fatit, nëse janë pensionistë…”, ka thënë Nedanoski.

Personat fizikë, megjithatë, të cilët do ta tejkalojnë pragun prej një milionë denarëve, kanë për obligim në pajtim me ligjin të regjistrojnë veprimtari në regjistrin kompetent. Regjistrimin mund ta bëjnë me regjistrim në Regjistrin në Ministrinë e Bujqësisë si fermerë individualë ose në Regjistrin qendror si tregtarë-individë ose si persona juridikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat