Zaev: Koalicion mundet me të gjitha partitë, vetëm me OBRM-PDUKM-në jo

Maqedonia

Zaev: Koalicion mundet me të gjitha partitë, vetëm me OBRM-PDUKM-në jo

Më: 18 janar 2020 Në ora: 17:19
Zoran Zaev

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot tha se është i gatshëm të bisedojë me të gjitha partitë politike, duke theksuar se nuk mund të thotë për atë se për çka është e pagatitur LSDM në lidhje me koalicionet e partive tjera, sepse vendime të tilla merren nga organet dhe trupat e partisë.

“Unë jam gati të flas me të gjithë për bashkëpunimet e ardhshme. Kam punuar me të gjitha partitë politike si politikan. Kam punuar për ndryshimet kushtetuese, zgjidhjet ligjore, Marrëveshjen e Prespës dhe mund të flas me të gjithë. Aleanca për Shqiptarët ishte gjithashtu në qeveri, me BESA, madje kemi pasur bashkëpunim edhe me partitë më të vogla shqiptare”, tha Zaev në një prononcim për mediat.

Ai theksoi se ngadalë ka filluar të flasë pothuajse me të gjitha partitë, ndërsa me partitë e koalicionit qeverisës janë në komunikim çdo ditë dhe po diskutojnë për bashkëpunim të ardhshëm.

“Ne mbetemi të hapur për bashkëpunim sepse ndoshta jemi subjekti i vetëm politik, për shkak të investimit tonë që kemi bërë në të kaluarën, i cili mund të bashkëpunojë me të gjithë, unë flas me të gjithë, me partitë në pushtet, me opozitën, përveç natyrisht me OBRM-PDUKM-në”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat