Filipçe konfirmon: Një paciente e ardhur nga Italia është diagnostifikuar me koronavirus

Maqedonia

Filipçe konfirmon: Një paciente e ardhur nga Italia është diagnostifikuar me koronavirus

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 17:01
Venko Filipçe

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, që po mbahet në Qeveri, ministri Filipçe ka konfirmuar rastin e pacientes së ardhur nga Italia, e cila është diagnostifikuar me koronavirus.

Ministri tregoi se pacientja para një muaji ka udhëtuar në Itali, dhe atje kanë filluar simptomat dhe është mjekuar në spitalet lokale në Itali, pa u diagnostifikuar.

Pacientja në fjalë mënjëherë do të vendoset në izolim 14 ditor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat