Mickoski: Pakoja e masave të Qeverisë, nuk është ndihmë e mjaftueshme për qytetarët

Maqedonia

Mickoski: Pakoja e masave të Qeverisë, nuk është ndihmë e mjaftueshme për qytetarët

Më: 31 mars 2020 Në ora: 15:56
Oliver Spasovski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot tha se e gjithë pakoja e qeverisë nuk është ndihma e mjaftueshme për të cilën kanë nevojë qytetarët dhe ekonomia.

Ai thotë se kjo paketë nuk është as afër nga ato që ofrohen në Serbi dhe Slloveni, dhe vendet e tjera të rajonit.Mickoski thotë se punonjësit duhet të marrin pagë në muajin mars.“Shteti i lënë vetëm pronarët e bizneseve”, tha ai.

Ai thotë se shumë kompani nuk do të mund të marrin madje as ato 14.000 denarë modeste sepse kërkohen orë efektive të punës.Kryeministri Oliver Spasovski më herët informoi se paketa e dytë e miratuar nga Qeveria do të ndihmojë vendin derisa zgjat epidemia me coronavirusin në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat