Incidenti në Matkë, arrestohen pesë persona

Maqedonia

Incidenti në Matkë, arrestohen pesë persona

Më: 10 maj 2020 Në ora: 11:37
Matkë

Ministria e Brendshme njoftoi se ka arrestuar pesë persona në lidhje me ngjarjen e djeshme në Kanionin e Matkës në vendndodhjen turistike afër Shkupit, për të cilën u publikua një video ku tregohej krisje të armëve të zjarrit.

Policia njofton se S.M (46), E.B (32), S.I (24), I.R (24), të gjithë nga fshati Gllumovë dhe K.V. (24) nga fshati Rashçe janë arrestuar, për shkak të dyshimit se ata kanë kryer vepër penale “dhunë”.

“Më 09.05.2020 në orën 20:20 në SPB-Shkup, S.S. (31) nga fshati Gllumovë paraqiti se rreth orës 15:00 ndërsa me vëllezërit e tij S.S. dhe A.S. ishin në vendin e punës në “Shtëpinë e Malit Matka” ka vërejtur re që M.S. ka qëlluar me pistoletë drejt vëllait të tij A.S. ku të pranishëm ishin edhe M.S. dhe I.S. të cilët mbanin armë, I.S. i cili mbante një thikë, Q.S. mbanete shkop bejsbolli dhe R.E.

Në një moment Q.S. me një shkop bejsbolli sulmoi fizikisht paraqitësin”, deklarojnë nga MPB.

Pas ngjarjes të paraqiturit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Janë ndërmarrë masat masa për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat