Komunikatë e VMRO-DPMNE-së për numrin e të sëmurëve të rinj nga Kovid-19

Maqedonia

Komunikatë e VMRO-DPMNE-së për numrin e të sëmurëve të rinj nga Kovid-19

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 15:45
VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim thekson se LSDM-ja dhe Zaevi po përballen në mënyrë katastrofike me pandeminë në vend.

Sipas tyre numri i të infektuarve me Kovid-19 për çdo ditë rritet dhe derisa të gjitha vendet e rajonit po dalin nga kriza, Republika e Maqedonisë në javën e fundit ka 368 të infektuar dhe 25 të vdekur.

“Numri çdo ditë po bëhet më alarmant, ndërsa LSDM dhe Zaev nuk brengosen. Me këtë dëshmohet se për ato s’është i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve dhe pa asnjë turp kërkojnë zgjedhje dhe mbajnë fushatë”, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së

Ata shtojnë se në kushte kur një pjesë e madhe e LSDM-së dhe Qeverisë ndodhen në vetizolim, ata i gënjejnë qytetarët se pandemia është mposhtur dhe se kjo dëshmon se ata nuk dinë se si të menaxhojnë me pandeminë.

Partia opozitare thekson se Komisioni për Sëmundje Infektive në vend që të propozojë masa që mbrojnë shëndetin e qytetarëve, ata zbatonin masa nën diktatin e Zaevit.

“Këto tre vite që kur janë në pushtet, nuk u pa asgjë përveç regjimit hibrid, paaftësisë, korrupsionit, krimi dhe varfërimit të qytetarëve. LSDM do jep përgjegjësi”, shtohet më tej në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat