Zekolli: Zaev ka harruar që edhe ai e ka formuar Qeverinë nga pozita e të dytit

Maqedonia

Zekolli: Zaev ka harruar që edhe ai e ka formuar Qeverinë nga pozita e të dytit

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 18:54
Zekolli-Zaev

Analisti politik, Arsim Zekolli, ka reaguar pas deklaratave të eksponentëve politikë që Qeverinë duhet ta formojë fituesi në kampin maqedonas dhe fituesi në kampin shqiptar, duke i kujtuar Zoran Zaevit se edhe ai e kishte formuar Qeverinë nga pozita e të dytit në zgjedhje.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev nuk është asgjë tjetër përveç se një DËSHPRIM I MADH për të gjithë votuesit e tij dhe jo vetëm. Ai harroi se në vitin 2017 pikërisht LSDM si parti e cila humbi zgjedhjet dhe doli e dyta morri mandatin për formimin e QEVERISË dhe me këtë shkeli DEMOKRACIN PARLAMENTARE për të cilën këto ditë trumbeton zëshëm.

Kështu thotë analisti politik Arsim Zekolli në një postim të tij në twitter. Sipas Zekollit lideri social-demokrat më së paku ka të drejtë të flasë në këtë temë pasi që ai dhe partia e tij janë humbës serik të të gjitha zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut.

“Në vitin 2017 nuk kemi pasur demokraci parlamentare dhe me këtë rast u zgjodh partia e dytë politike. Ah, dëshpërim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat