Ministria e Financave: Borxhi publik në Maqedoni në tremujorin e dytë arrin 59.5% si rezultat i Covid-19

Maqedonia

Ministria e Financave: Borxhi publik në Maqedoni në tremujorin e dytë arrin 59.5% si rezultat i Covid-19

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 13:39
Ilustrim

Ministria e Financave nëpërmjet një njoftimi bëri të ditur se në konkludimin me tremujorin e dytë të vitit 2020, borxhi publik arrin 59.5% ndërsa borxhi shtetëror 50.7%.

Rritja e borxhit publik dhe shtetëror në tremujorin e dytë, siç theksojnë prej atje, ka të bëjë para së gjithash me tërheqjen e mjeteve përmes eurobondit de huas nga Fondi monetar ndërkombëtare me qëllim të sigurimit të likuiditetit gjatë krizës me COVID-19, sigurim të mjeteve për realizimin e masave anti-krizë dhe kryerjes pa pengesa të buxhetit edhe krahas krizës, gjegjësisht mbulimit të deficitit të rritur për shkak të uljes së të ardhurave si rezultat i krizës me COVID-19.

“Borxhi publik, i cili i përfshin borxhin shtetëror, të garantuar dhe atë jo të garantuar në konkludim me tremujorin e dytë të vitit 2020 arrin 59,5 për qind nga BPV-ja, që në krahasim me tremujorin paraprak paraqet rritje për 8,8 pikëpërqindje. Borxhi publik në konkludim me tremujorin e dytë është 50,7 për qind nga BPV-ja që në krahasim me tremujorin paraprak më shumë se 8,9 pikëpërqindje”, njoftojnë nga Ministria e Financave.

Në ndryshimet e borxhit publik dhe shtetëror, theksojnë, ndikon tërheqja e mjeteve nga arritja e aranzhmaneve kreditore me kreditorë të huaj për tremujorin e dytë të vitit 2020 në vlerë prej 928,7 milionë euro, nga të cilët 909,4 milionë euro për kredi të qeverisë së përgjithshme – 700 milionë euro për Eurobondin e dhënë dhe 176.5 milionë euro nga kredi nga FMN-ja për Projekt për mbështetje të financuar nga instrumenti për financim të shpejtë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe 19,3 milionë euro për hua të ndërmarrjeve publike, Ka edhe tërheqje në bazë të letrave shtetërore me vlerë në vlerë prej 127,7 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat