Shqipëria pengon 370 kilogram marihuanë të futet në Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
Shqipëria pengon 370 kilogram marihuanë të futet në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Shqipëria pengon 370 kilogram marihuanë të futet në Maqedoninë e Veriut

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 09:49
Marihuanë

Në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, policia shqiptare ka ndaluar një dërgesë masive me marihuanë që të futet në Maqedoni.

“Droga është zbuluar në një kamion të tipit “mercedes” me regjistrim të Shqipërisë, i kamufluar si kompani për shitje të mobiljeve dhe i drejtuar nga shtetasi shqiptar F.A (26 vjeç). Destinacioni i fundit ishte Maqedonia e Veriut” thuhet në njoftimin e policisë.

Nga policia e Shqipërisë do të bashkëpunojnë me autoritetet e Maqedonisë së Veriut për të gjetur bashkëpunëtorët që do duhej të presin marihuanën e porositur. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat