Kapen 25 emigrantë ilegal në autostradën Shtip-Shën Nikollë - Bota Sot
Kapen 25 emigrantë ilegal në autostradën Shtip-Shën Nikollë

Maqedonia

Kapen 25 emigrantë ilegal në autostradën Shtip-Shën Nikollë

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 11:56
Ilustrim

Policia pasditen e djeshme ka kapur 25 emigrantë ilegal në autostradën Shtip-Shën Nikollë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, kur policia në autostradën Shtip-Shën Nikollënga, respektivisht afër fshatit Kirividoll ka ndaluar automjetin e tipit “Mercedes Vito” me targa probë.

“Shoferi ka ndaluar automjetin në autostradë dhe më së bashku me shoqëruesin e tij ka ikur në drejtim të panjohur. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 25 emigrantë, 19 nga Pakistani, pesë nga Avganistani dhe një nga India”, thuhet në njoftimin e MPB.

Emigrantët janë tranferuar në qendrën “Vinojug” për procedurë të mëtejshme.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut vijon gjendja e krizës e shpallur nga Qeveria, për pjesën kufitare në veri dhe jug të vendit, si pasojë e fluksit të rritur të emigrantëve si dhe për shkak të gjendjes me pandeminë Covid-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat