OBRM-PDUKM-ja kritikon masat e reja ekonomike të propozuara nga Qeveria

Maqedonia

OBRM-PDUKM-ja kritikon masat e reja ekonomike të propozuara nga Qeveria

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 17:10
Hristijan Mickoski

OBRM-PDUKM-ja kritikon masat e reja ekonomike të propozuara nga Qeveria. Sipas liderit të saj, Hristijan Mickoski këto masa janë masa të një Qeverie mafioze e cila futet në borxh për të dal nga kriza.

Mickoski pakon e katërt e cilësoi si të vonuar dhe dëshmi për tre pakot e dështuara paraprakisht. Sipas tij, Qeveria për 3 muaj ka rritur borxhin publik për 1 miliard euro, ndërsa zhvillimi industrial, projektet kapitale dhe shkëmbimi ekonomik kanë shënuar rënie drastike.

“Pakoja e katërt ekonomike është thirrje për t’u shpërqendruar vëmendja nga problemet reale. Mafia do të bëhet më e pasur, ndërsa populli më i varfër. Tre pakot e deritanishme ishin keq të menaxhuara për të menaxhuar krizën ekonomike, ndërsa qëllimi i tyre ishte blerja e votuesve para zgjedhjeve. Dëshmi për këtë është që përjashtim kartelave pagesore të cilat u bënë për t’i blerë zgjedhjet, të gjitha masat tjera ekonomike mbetën të parealizuara.

Rezultatet e tre masave të para është rënia e zhvillimit industrial, rënia e eksportit dhe importit në çerekun e dytë me tendencë për të vazhduar edhe tani si dhe rritja e borxhit publik për 1 miliard euro vetëm për një çerek”, deklaroi Hristijan Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat