Maqedonia e Veriut dhe ShBA-të konfirmojnë bashkëpunimin për siguri për teknologjinë 5G

Maqedonia

Maqedonia e Veriut dhe ShBA-të konfirmojnë bashkëpunimin për siguri për teknologjinë 5G

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 20:29
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev dhe nënsekretari për zhvillim ekonomik, energjetikë dhe mjedis jetësor i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Krach, firmosën sot memorandum mirëkuptimi për siguri të teknologjisë 5G.

Pas nënshkrimit, kryeministri Zaev dhe nënsekretari Keith Krach, folën për rëndësinë e këtij memorandumi, veçanërisht kur Maqedonia e Veriut, si vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE, ka për obligim t’i harmonizojë politikat nacionale për zhvillim të komunikimeve elektronike me politikat e BE-së dhe ato të ShBA-ve.

Me këtë memorandum, tha Zaev, Maqedonia e Veriut dhe ShBA, konfirmojnë vullnetin e tyre që ta përforcojnë bashkëpunimin sa i përket zbatimit të teknologjisë 5G që është në përputhje me Planin tonë operativ brodbend, që e kemi miratuar vitin e kaluar si dokument strategjik për epokën e re të digjitalizimin të vendit.

“Duke pasur parasysh përparësitë e teknologjisë pa tel të gjeneratës 5G, ky memorandum për bashkëpunim ka kuptim vital për ardhmërinë e vendit tonë në aspekt ekonomik, si dhe për sigurinë kombëtare. 5G do të mundësojë një sërë aplikacionesh të reja, përfshirë edhe sigurimin e shërbimeve kyçe për publikun. Sasia e rritur e të dhënave në mënyrë shtesë do t’i lidhin ekonomitë në botë, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe ShBA-të, dhe do ta lehtësojnë tregtinë dhe shërbimet tej kufitare”, u shpreh Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat