Karaxhovski: Unë dhe familja ime kurrë nuk kemi qenë mafiozë ose të korruptuar

Maqedonia

Karaxhovski: Unë dhe familja ime kurrë nuk kemi qenë mafiozë ose të korruptuar

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 17:45
Zharko Karaxhovski

“Familja ime dhe unë kurrë nuk kemi qenë ose do të jemi mafiozë ose të korruptuar, dhe ne nuk jemi shitur asnjëherë për para të imëta. Nëse ndonjëri kërkon dorëheqje, ai duhet të argumentojë pse po e kërkon atë”.

Kështu tha i nevrikosur kryetari i Komisionit për Sëmundjet Infektive, Zharko Karaxhovski, në lidhje me akuzat ndaj tij dhe punës së Komisiionit gjatë kohës së pandemisë.

Ai deklaroi se në Komision ka profesionistë me përvojë 30 vjeçare, ka njerëz që kanë familjet dhe është e gabuar që dikush të thotë dikush se ata janë mafiozë ose të korruptuar.

“Unë jam anëtar i Komisionit për Sëmundjet Infektive që nga viti 1994. 26 vjet me radhë. Në një situatë ku çdo parti ishte në pushtet, vetëm profesionistë të fushës ishin brenda. Edhe kur ishte një parti tjetër politike në pushtet, unë isha atje sepse jam një profesionist. Ne u akuzuam për marrjen e parave të shëmtuara, madje duke shitur veten për pak para dhe duke qenë mafiozë”, tha Karaxhovski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat