Bastisje në Çiflik, gjenden armë dhe municion

Maqedonia

Bastisje në Çiflik, gjenden armë dhe municion

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:12
Bastisje në Çiflik, gjenden armë

Sot njësiti i policisë për luftë kundër tregëtisë ilegale me armë dhe drogë me urdhër të gjykatësit paraprak nga Gjykata Penale-Shkup kanë kryer bastisje në shtëpinë e S.L 57 vjeçar dhe M.L. 67 vjeçar, që të dy nga fshati Çiflik.

Gjatë bastisjes tek M/L. Është gjetur një pushkë gjahu “shtaer” kal. 7.9 mm dhe 75 plumba 7.9 mm.

Ndërsa tek S.L. janë gjetur dhe konfiskuar 30 plumba kal.7.65×39 mm, një karikator për pushkë automatike i zbrazët dhe 6 predha municion gjahu.

Personat në fjalë janë privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritët padi adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat