Carovska në mbledhje me drejtorët e shkollave: Me sukses përfundoi gjysmëvjetori i parë

Maqedonia

Carovska në mbledhje me drejtorët e shkollave: Me sukses përfundoi gjysmëvjetori i parë

Më: 4 janar 2021 Në ora: 13:03
Mila Carovska

Ministrja e Shkencës dhe Arsimit, Mila Carovska sot mbajti takim online me drejtorët e shkollave të mesme dhe fillore. Në mbledhje u theksua se edhe përkundër punës në kushte të jashtëzakonshme, gjysmëvjetori i parë përfundoi në mënyrë të suksesshme.

Sipas drejtorëve, edhe pse në fillim kishte rezistencë për mësimin online, megjithatë modeli hibrid dha rezultatet e dëshiruara në kushte të jashtëzakonshme.

Drejtorët theksuan se materiali mësimor është kaluar me programet e shkurtuara dhe se nxënësit janë notuar.

Carovska potencoi me modelin hibrid online, me prani fizike dhe me emetimin e orëve në televizion u arrit vazhdimësia e mësimit.

“Falënderim të madh për drejtorët, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit të cilët me përkushtim të fuqishëm bënë gjithçka për t’u realizuar mësimi në kushte pandemie”, theksoi Carovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat