Shërohen 416 pacientë dhe humbin jetën 10 persona nga COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Shërohen 416 pacientë dhe humbin jetën 10 persona nga COVID-19 në Maqedoni

Më: 7 janar 2021 Në ora: 19:26
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë krahas 166 rasteve të reja bëri të ditur edhe pacientët e shëruar të cilët janë më shumë se sa rastet e reja.

ISHP sot regjistroi 416 pacientë të shëruar prej të cilëve 175 janë nga Shkupi, 22 nga Kumanova, 7 nga Dibra, 12 nga Shtipi, Prilepi 15, Tetova 14, Struga 24, Velesi 9, Manastiri 23, Ohri 26, Kavadar 22, Gostivar 13, Gjevgjeli 4, Strumicë 9, Kriva Pallankë 8, Radovish 2, Krushevë 2, Koçani 6, Probishtip 4, Demir Hisar 1, Makedonski Brod 1, Pehçevë 4, Valldanovë 3, Sveti Nikole 2, Kërçovë dhe Resnjë nga një rast dhe Negotinë 6.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 10 vdekje, prej të cilëve dy janë nga Shkupi (86, 66 vjet), një nga Kumanova (72 vjet), dy nga Shtipi (59 dhe 55 vjet), tre nga Prilepi (79, 74 dhe 78 vjet), një nga Ohri (82) dhe një nga Radovishi (65).

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedonia me coronavirus janë diagnostifikuar 85.494 persona, ku 66.209 janë shëruar dhe 2.581 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 16.704 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat