Taravari: Regjistrimi nuk do të mbahet

Maqedonia

Taravari: Regjistrimi nuk do të mbahet

Më: 29 janar 2021 Në ora: 13:37
Arben Taravari

Nuk do të ketë kohë për mbajtjen e regjistrimit të popullatës i cili duhet të fillojë më 1 Prill të këtij viti. Ky konstatim i kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe Sekretarit Gjeneral të ASH-së, Arben Taravari vjen pasi siç ai shprehet, nga operacioni statistikorë na ndajnë vetëm dy muaj, ndërsa institucioni i cili duhet ta zhvillojë këtë operacion, Enti Shtetëror për Statistika, ende nuk e ka të qartë metodologjinë se si do bëhet reregjistrimi

Mbi zhvillimin e regjistrimit debat zhvillohet edhe mes krerëve të komunave në Bashkësinë e Njësive për Vetëqeverisje Lokale (BNJVL). Kryetari Taravai thotë se ai nuk merr pjesë në këto takime, pasi aty, sipas tij, nuk ka debate por politikë të cilën e zhvillojnë krerët e komunave nga radhët e BDI-së dhe LSDM-së.

Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në Maqedoni të Veriut do të zbatohet prej 1 deri më 20 prill të këtij viti.

Këto komente Taravari i bëri pas takimit me zv.ministrin e arsimit, Arafat Shabani. Në takimin i cili u zhvillua në Komunën e Gostivarit, palët respektiove u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Për kryetarin Taravari ky bashkëpunim ka munguar në të kaluarën me MASH, dhe pret tani të gjitha barierat e vendosura dikur nga ky dikaster për Gostivarin, të menjanohen, njofton FLAKA

Kryetari Taravari tha se kanë aplikuar me katër projekte për përmirësimin e infrastrukturës arimore nëpër shkollat e Gostivarit në MASH, dhe pret të njejtat të realizohen gjatë këtij viti.

Zv. ministri i Arsimit, Arafat Shabani tha se kjo vizitë ka ardhur me qëllim për të marrë nga afër informacione se cilat janë problemet me të cilat ballafaqohen komunat në sferën e arsimit. Nënvizoi se sivjet MASH ka rritur buxhetin për investime kapitale nëpër shkolla.

Zv.ministri Shabani theksoi se nga viti ardhshëm çdokush që do të punësohet në arsim, menjëherë do të fillojë me vendim pune. Sipas tij, punësimet e deritanishme kanë sjellur vetëm politizim dhe ngecje në procesin arsimor.

Palët gjatë takimit kanë shprehur dëshirën që pandemia sa më parë të tejkalohet dhe nxënësit së bashku me mësimdhënësi t’u kthehen bankave shkollore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat