Vasili: Duhet të punojmë të gjithë për sportin, na duhet një shoqëri e shëndetshme

Maqedonia

Vasili: Duhet të punojmë të gjithë për sportin, na duhet një shoqëri e shëndetshme

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 19:09
Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaroi se partitë politike duhet të bëjnë më shumë për sportin.

Nga Shkodra, ku prezantoi programin e LSI për sportin, ai deklaroi se një shoqëri e shëndetshme është shumë e rëndësishme.

“Të mos harrojmë asnjëherë që pa një sport të zhvilluar nuk mund të ketë një Shqipëri të shëndetshme. Jo të gjithë njerëzit kanë një vokacion, njerëzit e duan sportin në të gjitha format e veta, kështu ka lindur që nga lashtësia sporti shumë sportësh, por sot dimensioni i tij pas Covid-it merr një rol që nuk e ka pasur kurrë më parë.

Shqiptarët dhe e gjithë bota kanë nevojë për sportin më shumë se një ditë më parë dhe qoftë mënyra se si administrohet ky sport, qoftë mënyra si motivohen, qoftë ata që janë profesionistë, qoftë ata që janë amatorë por për t’iu kthyer të vendosur e pa kthim sportit edhe një herë është një dimension që duhet të punojmë që të gjithë, pasi na duhet patjetër një shoqëri e shëndetshme dhe për këtë çdo sforco dhe sakrificë do ia vlente dhe do të ishte pak ne raport më atë të madhe që pritet nga sporti.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat