Rruga Zhelinë – Jegunovcë përplot me mbeturina dhe baltë

Maqedonia

Rruga Zhelinë – Jegunovcë përplot me mbeturina dhe baltë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 22:07
Rruga Zhelinë – Jegunovcë

Rrugë të pa pastra dhe të mbushura me baltë, mbeturina, madje edhe mbetje inerte, gërmime në Lumin Vardar dhe shkatërimi i tij, janë këto pamjet që kapi objektivi I kamerës sonë përderisa qëndruam në rrugën rajonale mes Komunës së Zhelinës dhe Jegunovcës.

Nëpër baltë e mbeturina çdo ditë kalojnë banorët e fshatrave të këtyre komunave, të cilët edhe pse nuk donin të prononcoheshin para kamerës së Klan Maqedoni, thonë se ky është një shqetësim dhe problem me të cilin përballen çdo ditë.

Më konkretisht bëhet fjalë për vendin përgjatë rrugës rajonale Zhelinë – Jegunovcë. Pikërisht afër kazermës së Jerebinës, në anën tjetër të rrugës, hidhen mbeturina inerte, edhe atë nga më të ndryshmet, si ato materiale ndërtimore, por edhe të amvisërive duke filluar nga mobilieri, tekstile dhe shumë mbeturina tjera.

Nga Komunën e Zhelinës thonë se bëhet fjalë për vend që është në mes të zonës së Komunës së Zhelinës dhe Jegunovcit. Këtë zbrazëtirë të mos definimit, sipas tyre, e shfrytëzojnë banorët dhe kompanitë nga të dy komunat, të cilët hedhin mbeturina pa mbajtur asnjë përgjegjësi.

BLERIM SEJDIU– KRYETAR I KOMUNËS SË ZHELINËS

Ne momentin e pare që patëm reagim mënjëherë inspektoriatin e nxorëm në tereë për të pare njëher se a janë ato mbeturunia në teritorin e Komunës së Zhelinës, dhe normal se ka qytetarë që janë të pa përgjegjshëm dhe e shfrytëzojnë kufirin në mes Komunës së Zhelinës dhe Jegunovcit dhe atz I hudhin mbeturinat dhe kjo ndodhë jashtë orarit të punës.

Reagime nga qytetarët kanë ardhur edhe në lidhje me eksploatimin e burimeve minerale në lumin Vardar. Për këtë, qytetarët drejtojnë gishtin tek disa kompani.

“Normal se pengon, sidomos në këtë kohë është katastrofë, kam apel te kjo firma e Golecit të gjejë një zgjidhje, por edhe për ne të ketë një zgjidhje se shumë katastrof është, më e keqja është se rëshqasin veturat, krejt lloç është katastrofë”

“Është shumë problem kemi kërkuar por nuk bëhet asgjë prej komunës”

Në lidhje me rastin në fjalë kemi komunikuar edhe Inspektoriatin përgjegjës rajonal dhe Departamentin e Ujërave pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të cilët thanë se sot kanë arritur reagimet I adresoi Klan M, por edhe nga Komuna e Zhelinës dhe do të intervendohet së shpejti .

Kohë më parë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nëpërmjet një statusi në Facebook informoi se janë bërë ndryshime në Ligjin për Minerale me të cilin sigurohet zgjidhje afatgjate nëse rrezikohen shëndeti dhe siguria e popullatës lokale. Sipas tij, me këtë rast koncesioni duhet të ndërpritet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat