Aksident në Hasanbeg, lëndohen 4 persona

Maqedonia

Aksident në Hasanbeg, lëndohen 4 persona

Më: 14 maj 2021 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Dy shoferë dhe dy bashkudhëtarë janë lënduar në një aksident komunikacioni që dje në orën 19:57 ka ndodhur në udhëkryqin në rrugët “Metodia Andonov Çento” dhe “Maxhari” në lagjen Hasanbeg ndërmjet dy veturave dhe një automjeti të mallrave.

Siç informoi MPB, në aksidentin e komunikacionit kishin marrë pjesë një veturë “BMW” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.R. (26) nga Shkupi, automjet i mallrave “Volksfagen”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.S. (27) nga Shkupi dhe një automjeti “Seat Ibiza”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (24) nga Shkupi, i cili fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por shumë shpejtë ishte ndaluar nga ana e nëpunësve të policisë.

Në aksident lëndime kanë marrë dy shoferët, si dhe dy bashkudhëtarët Xh.R. (22) dhe një minoren nga vetura “BMW”, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” dhe Kompleksi i Klinikave “Nëna Terezë”.

Është bërë mbikëqyrje në vendin e ngjarjes nga ekipi mbikëqyrës i SPB Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat