Sot 359 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Maqedonia

Sot 359 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Më: 14 maj 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 359 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas qyteteve në Shkup – 163, Kumanovë – 31, Manastir – 26, Tetovë – 16, Veles dhe Kërçovë ngaa 12, Koçan, Gostivar dhe Kavadar nga 11, Resnenje – 10, Shtip – 9, Vinicë, Prilep dhe Sveti Nikollë nga 6, Strumicë -5, Negotinë dhe Berovë nga 4, Radovish dhe Gjevgjeli nga 3, Kriva Pallankë dhe Dibër nga 2, Strugë, Dellçevë, Vallandovë, Bogdanci, Demir Hisar dhe Demir Kapi nga 1.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 154.524, prej të cilëve 143.427 janë shëruar, ndërsa 5.184 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (14 maj) është 5.913.

Më shumë raste aktive ka në Shkup-2.493, Kumanovë-519, Manastir-419.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat