Bekteshi: Investuesi i Kodrës së Diellit nuk është nga Abu Dabi

Maqedonia

Bekteshi: Investuesi i Kodrës së Diellit nuk është nga Abu Dabi

Më: 30 maj 2021 Në ora: 07:01
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se investitori i Kodrës së Diellit nuk është nga Abu Dabi, por është nga Evropa.

“Sa i përket investitorit që u përmend në fjalimin e kryeministrit, nuk është nga Abu Dabi. Sigurisht, se ne mbetemi të hapur që të fitojmë oferta nga të gjitha anët sa i takon zhvillimit të Kodrës së Diellit. Investitorët vijnë nga Evropa dhe sigurisht se kanë propozim konkret i cili do të shqyrtohet dhe do të duhet të vendoset këtë vit”, tha Bekteshi.

Bekteshi ka bërë të ditur, se ka plan që Kodra e Diellit të lidhet me qendrën skijuese në Kosovë, Brezovicën. Për këtë, siç tha ai, kanë dorëzuar letër deri te Qeveria e Kosovës, nga ku presin përgjigje.

“Plani për t’u lidhur me Brezovicën mbetet, kjo me qëllim që të mund t’i lidhim të dy qendrat skijuese edhe në pjesën e Kosovës, edhe në pjesën e shtetit tonë. Ne tashmë kemi dërguar letër deri te Qeveria e Kosovës dhe presim që ajo të shqyrtohet, dhe në momentin kur do të kemi seancë të përbashkët qeveritare”, tha më tej Bekteshi, transmeton TV21.

Kodra e Diellit u aktulizua sot, fillimisht nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili gjatë vizitës në Tetovë me këshilltarët ekonomikë, deklaroi se në Abu Dabi ka lobuar për Kodrën e Diellit, pasi siç tha, ka parë interesim për investim.

Osmani: Në Abu Dabi kam folur për Kodrën e Diellit

Ndërkaq, kryeministri Zoran Zaev, duke prezantuar më vonë planin ndërhyrës për investime 2021-2027, bëri të ditur se marrëveshja për Kodrën e Diellit është në fazën finale dhe se parashihet dhënie me koncesion për 99 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat