Kumanovë- Rrokulliset një autobus, tre persona të lënduar

Maqedonia

Kumanovë- Rrokulliset një autobus, tre persona të lënduar

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 19:27
Rrokulliset një autobus, tre persona të lënduar

Një autobus nga Turqia me pasagjerë është rrokullisur pasditen e sotme në autostradën Kumanovë-Beograd.

Sipas dëshmitarëve të rastit, autobusi ka lëshuar autostradën dhe në momentin që ka tentuar të lidhet në rrugën magjistrale drejt Kriva Palankës është rrokullisur për arsye të panjohura.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë njoftojnë se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.

Sipas informacioneve të para tre persona kanë marrë lëndime të lehta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat