Gjykata Penale ka ngrirë pronën dhe llogaritë e Rashkovskit

Maqedonia

Gjykata Penale ka ngrirë pronën dhe llogaritë e Rashkovskit

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 17:57
Dragi Rashkovski

Gjykata Penale ka ngrirë pronën dhe llogaritë e ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski.

Prokuroria ka kërkuar ndërsa gjykata ka pranuar që prona e fëmijëve të mitur të Rashkovskit të mos shitet apo të jepet në hipotekë derisa zgjat hetimi, sepse me zbatimin e procedurave publike, eventualisht është bërë dëm ndaj buxhetit prej rreth 290 mijë euro.  Në këtë rast, si palë e dëmtuar paraqitet shteti.

Rashkovski dyshohet se gjatë kohës kur ka qenë sekretar i përgjithshëm ka blerë softuer për MPB-në ndërsa ministria nuk ka kërkuar një gjë të tillë. Ai u mbajt në paraburgim për më pak se dy muaj.

Kundër Rashkovskit momentalisht ka dy hetime. Të dy kanë të bëjnë me tenderë ku janë marrë shërbime që askush nuk i ka kërkuar dhe nuk i ka përdorur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat