Ja sa gjoba shqipton MPB për tejkalim shpejtësie në gjithë territorin e Maqedonisë

Maqedonia

Ja sa gjoba shqipton MPB për tejkalim shpejtësie në gjithë territorin e Maqedonisë

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionin e përforcuar në fushën e komunikacionit në gjithë territorin e vendit.

Sipas njoftimit të policisë, gjithsej janë dënuar 311 shoferë për tejkalim shpejtësie. Prej tyre 17 kanë qenë mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa gjashtë kanë qenë 70 kilometra në orë më shumë nga shpejtësia e lejuar.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat