16 automjete dhe 46 zjarrfikës Sllovenia i nis drejt Maqedonisë

Maqedonia

16 automjete dhe 46 zjarrfikës Sllovenia i nis drejt Maqedonisë

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 15:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka njoftuar se homologu i saj slloven, Matej Tonini ka nisur drejt Maqedonisë së Veriut 16 automjete dhe 46 zjarrfikës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

“Kjo është vlera e aleancës! Maqedonia e Veriut ka miq mbi të cilët mund të mbështeteni në telashe! Faleminderit koleg!”, ka shkruar mes tjerash Sheqerinska.

Më herët u njoftua se edhe Bullgaria do ta ndihmojë Maqedoninë për shuarjen e zjarreve, edhe atë me 25 zjarrfikës, 2 makina zjarrfikëse dhe 2 ambulanca.

Ndryshe, për momentin në RMV nëntë zjarre janë aktive, ndërsa më seriozi është në Komunën e Nagoriçanit të Vjetër, rreth fshatit Drenak.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat